Tubi TV do të ofrojë falas për audiencën tri filma të njohur ndërkombëtarisht: The Godfather (1972), Titanic (1997) dhe Gladiator (2000), duke filluar më 1 nëntor.
Të tre filmat fituan Oscar-in për filmin më të mirë dhe konsiderohen kulme të kinemasë, të rëndësishëm për historinë e filmografisë dhe karrierën e aktorëve të tyre.
Shikuesit do të mund t’i ndjekin këto tituj të njohur përmes Tubi TV, e cila funksionon falas me mbështetje nga reklamat.