Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
08:30-09:00: Prindërit e nxënësve të shkollës “Asim Vokshi” mbajnë protestë para shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë.
10:00-13:15: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) në bashkëpunim me Kosova Music Rights Society (KMRS) organizojnë konferencën “Fuqizimi i të drejtave muzikore përmes menaxhimit kolektiv”, ku do të lançohet Organizata e Menaxhimit Kolektiv për të Drejtat e Autorit në Fushën e Muzikës. (Hotel “Prishtina”)
11:00: Instituti Albanologjik, Dega e Letërsisë, organizon një tryezë shkencore. (Instituti Albanologjik, Prishtinë)
11:00: Në sheshin “Zahir Pajaziti” mbahet panairi i produkteve të grave në agrobiznes, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas Rurale.
12:00-13:00: Në ditën e dytë të festivalit “Shliroj Cicat” mbahet paneli “Luftë e dyfishtë: Gratë me kancer të gjirit dhe mbështetja nga partnerët.” (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)
14:00: Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së mban konferencë për media në zyrat e saj.
Prishtina këtë të hënë është arenë e ngjarjeve të shumta kulturore, akademike dhe shoqërore, duke reflektuar një ditë të gjallë dinamizmi në kryeqytet.