
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Raporti ndërkombëtar Gallup Global Safety Report 2025 ka renditur Kosovën ndër vendet më të sigurta në botë: e treta në përkufizimin global dhe e para në Evropë, bazuar në perceptimin e qytetarëve për sigurinë dhe besimin në institucionet përgjegjëse për rendin dhe sigurinë.
Kosova ka arritur 94 pikë nga 100 në Law and Order Index.
89% e qytetarëve thonë se ndihen të sigurt duke ecur vetëm natën në zonën ku jetojnë.
Ky indeks përfshin: ndjenjën e sigurisë personale gjatë natës, besimin te policia lokale, dhe përvojat personale me vjedhje ose sulme.
Eksperti në fushën e sigurisë, kolonel në pension Hysen Gecaj, thotë se ky nivel suksesi lidhet kryesisht me traditën dhe kulturën e popullit. Ai shton se, megjithatë, nuk duhet të mohohen sfidat – krimi ekziston, dhe kërcënimet e jashtme për institucione ose përmes ideologjive mund të jenë të vërteta.