Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Alban Skënderaj sjell koncertin “Motiv i jetës time” në Prishtinë më 4 dhjetor

Muzikë  |  24.09.2025 Ora 8:26   

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skënderaj, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se më 4 dhjetor 2025 do të mbajë koncertin e tij të madh “Motiv i jetës time” në Prishtinë.

Artisti ka theksuar se Kosova dhe Prishtina kanë qenë gjithmonë burim frymëzimi dhe mbështetje për të gjatë 22 viteve të karrierës së tij muzikore. Koncerti do të zhvillohet në Sallën “1 Tetori”, e cila është zgjedhur si hapësira e vetme që i plotëson kushtet për një produksion të tillë.

Ngjarja do të sjellë mbi 30 instrumentistë, mbi 30 këngë, si dhe efekte e surpriza të shumta, duke premtuar një spektakël të paharrueshëm artistik për publikun.

Detajet për biletat dhe organizimin do të bëhen të ditura në ditët në vijim.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing