Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Five Nights at Freddy’s 2” merr vlerësimin që i la fansat e habitur

Film  |  11.09.2025 Ora 8:28   
“Five Nights at Freddy’s 2”, vazhdimi i filmit horror nga viti 2023, do të dalë në dhjetor dhe tashmë ka marrë zyrtarisht vlerësimin PG-13 nga Motion Picture Association. Filmi është regjisuar sërish nga Emma Tammi dhe i shkruar nga krijuesi i lojës, Scott Cawthon, duke vazhduar historinë e Mike, Vanessa dhe Abby një vit pas ngjarjeve të pjesës së parë.

Në kastën e aktorëve rikthehen Josh Hutcherson, Elizabeth Lail, Piper Rubio, Matthew Lillard dhe Theodus Crane, ndërsa emra të rinj i bashkohen projektit, si Skeet Ulrich, Mckenna Grace, Teo Briones dhe Wayne Knight.

Sipas FilmRatings.com, arsyeja e vlerësimit PG-13 janë “përmbajtja e dhunshme, terrori dhe disa fjalë të rënda”. Kjo ka shkaktuar befasi, pasi shumë prisnin një film më të dhunshëm dhe më të frikshëm, sidomos pas kritikave që pjesa e parë mori për mungesë gore dhe pamjesh të rënda.

Megjithatë, duke qenë se filmi i parë arkëtoi 297 milionë dollarë dhe u bë horror-i më fitimprurës i vitit 2023, një PG-13 siguron që edhe vazhdimi të arrijë një audiencë sa më të gjerë, veçanërisht tek fansat e rinj të lojës.

Universal dhe Blumhouse duket se kanë zgjedhur rrugën e sigurt: më pak gjak në ekran, por shumë më tepër shpresa për sukses financiar.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing