Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ekspozitë e madhe në Londër për fotografin që nisi karrierën duke braktisur shkollën për Bob Marley

Të Tjera  |  08.09.2025 Ora 7:57   

Në Londër po mbahet një ekspozitë madhore kushtuar fotografit Dennis Morris, i njohur për imazhet e tij të rralla të Bob Marley-t dhe shumë figurave të tjera të muzikës botërore. Historia e tij nisi më 1973, kur si 14-vjeçar vendosi të braktiste shkollën për të fotografuar turneun e parë të Bob Marley-t në Britani. Ky rast e futi menjëherë në botën e muzikës, duke i hapur derën për të punuar me artistë si Sex Pistols, Patti Smith, Oasis, Radiohead dhe shumë të tjerë.

Morris ka rrëfyer se gjithmonë ka kërkuar të shfaqë “fytyrën e vërtetë” të artistëve, duke kapur momente të sinqerta e intime që e bëjnë publikun të ndiejë sikur është pjesë e atij çasti. Përveç muzikës, ai ka dokumentuar edhe jetën e komuniteteve të emigrantëve në Londër, përmes projekteve të njohura si Growing Up Black dhe Southall – A Home from Home.

Ekspozita “Dennis Morris: Music + Life” po mbahet në The Photographers’ Gallery dhe qëndron e hapur deri më 28 shtator. Paralelisht është botuar edhe libri me të njëjtin titull, nga shtëpia botuese Thames & Hudson.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing