Një moment i frikshëm ndodhi me streamer-in e Twitch, chrispymate, i cili u godit nga një valë elektrike gjatë një stuhie me rrufe – dhe gjithçka u transmetua live.
Më 19 korrik, ndërsa po bisedonte qetësisht me ndjekësit, një shkëlqim ndriçoi dhomën e tij, pasuar nga zhurma statike dhe një goditje e fortë që e bëri të kërcejë nga karrigia. Mikrofoni i tij u fik për disa çaste, përpara se ai të shpjegonte se ishte “shokuar” përmes kufjeve të lidhura me kompjuterin.
Më pas, ai tregoi më shumë detaje për përvojën, duke thënë se rrufeja kishte rënë jashtë dritares së tij, shikimi iu bë i bardhë për një sekondë dhe më pas energjia elektrike kaloi përmes kufjeve në kokën e tij. Fatmirësisht, ai shpëtoi pa lëndime serioze, megjithëse ndjekësit e këshilluan të kërkonte ndihmë mjekësore.