Anne Hathaway, 42 vjeçe, rikthehet si Andrea “Andy” Sachs në vazhdimin shumë të pritur të filmit të famshëm të vitit 2006, “The Devil Wears Prada”.
Në fotografitë e para nga xhirimet në rrugët e New York-ut, ajo duket si një ekzekutive e suksesshme, me një veshje elegante me vija të holla dhe telefon në vesh, shumë larg imazhit të saj më të lehtë dhe pulovrës së famshme blu nga filmi i parë.
Filmi, që pritet të dalë në maj, mban ende sekret komplotin, por fotot tregojnë se Andy ka arritur një fazë të re në jetë, duke u rritur profesionalisht, shkruan DailyMail.
Historia mund të jetë frymëzuar pjesërisht nga libri “Revenge Wears Prada: The Devil Returns” të Lauren Weisberger, i cili tregon për Andy-n e rritur, të fejuar dhe në një pozicion të rëndësishëm në botën e revistave.
Vëmendja është edhe tek Miranda Priestly, e luajtur sërish nga Meryl Streep, dhe sfidat e saj në industrinë që po ndryshon.
Një moment i paharrueshëm nga filmi origjinal është kritika e ashpër e Mirandës për pulovrën e kaltër të Andyt, që u kthye në një skenë ikonike.
Anne e përkujtoi këtë moment në Instagram me një video ku shfaqet duke u përgatitur me një furçë dhëmbësh elektrike, duke treguar ndryshimet e kohës dhe stilit të jetesës.
Përveç Anne Hathaway dhe Meryl Streep, në film rikthehen edhe Emily Blunt dhe Stanley Tucci, ndërsa aktorë të rinj si Simone Ashley, Lucy Liu dhe Justin Theroux bashkohen me kastin.