Reperi amerikan Cash Out, emri i vërtetë i të cilit është John Gibson, është dënuar me burgim të përjetshëm plus 70 vite shtesë pas shpalljes fajtor në një gjyq për akuza të rënda që përfshijnë dhunë seksuale dhe krime sipas ligjit RICO (Krime të organizuara)
Vendimi u dha në Atlanta, ku ai u shpall fajtor për përdhunim, shfrytëzim të grave për prostitucion dhe drejtimin e një rrjeti kriminal së bashku me nënën dhe kushëririn e tij.
Nëna e tij, Linda Smith, u dënua me 30 vite burg, ndërsa kushëriri Tyrone Taylor mori gjithashtu një dënim me burg të përjetshëm dhe 70 vite.
Sipas prokurorisë, ata përdorën femrat për përfitime financiare, ndërsa provat përfshinin mesazhe nga tetë telefona të ndryshëm. Akuzat datojnë që nga viti 2023, dhe pretendohet se Gibson shfrytëzoi famën e tij si reper për të kryer krimet, u shprehën prokurorët.
Cash Out njihet për hitin “Cashin’ Out” në vitin 2012 dhe këngën “She Twerkin’” në 2014, por karriera e tij mori fund mes akuzave të rënda dhe dënimit përfundimtar.