Aktorja e njohur nga “Euphoria” dhe “The White Lotus”, Sydney Sweeney, është përfolur si pretendentja kryesore për rolin e vajzës së re të James Bond në filmin e ardhshëm që do të drejtohet nga Denis Villeneuve.
Sipas burimeve, Villeneuve—i cili ka miqësi me Sweeney—e konsideron atë si përzierjen perfekte mes talentit, atletizmit dhe hijeshisë moderne, ideale për të rifreskuar imazhin ikonik të “Bond girl” për audiencat e reja.
Ajo tashmë ka treguar aftësitë e saj fizike gjatë stërvitjeve për rolin e boksieres Christy Martin në një biografi filmike që pritet së shpejti.
Për më tepër, Sweeney është parë në shoqëri të Villeneuve dhe Ana de Armas në Festivalin e Filmit në Toronto dhe ka marrë pjesë në dasmën e Jeff Bezos në Venecia — një tjetër sinjal që ka ngjallur spekulime të shumta.
Ndërkohë, Aaron Taylor-Johnson dhe James Norton mbeten në garë për të zëvendësuar Daniel Craig në rolin e agjentit 007.