Një vit më parë, dasma e Anant Ambanit dhe Radhika Merchant hyri në histori si më e shtrenjta ndonjëherë.
Festa madhështore zgjati gjashtë ditë dhe u zhvillua në rezidencën luksoze Antilia dhe në Qendrën Konventore Jio World në Mumbai. Ajo mblodhi emra të njohur nga bota e teknologjisë, biznesit dhe showbiz-it botëror.
Mes të ftuarve ishin Kim dhe Khloé Kardashian, Bill Gates, Mark Zuckerberg, Ivanka Trump, si dhe yje të Bollywood-it si Shah Rukh Khan dhe Deepika Padukone, ndër të tjerë.
Ky event gjigant jo vetëm që theksoi roli në rritje i Indisë në skenën globale, por edhe tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare drejt vendit si një qendër ndikimi ekonomik, kulturor dhe diplomatik.