Italia dhe Gjermania, dy prej vendeve më të mëdha pjesëmarrëse në Eurovision, kanë paralajmëruar se mund të tërhiqen nga festivali nëse Izraelit i ndalohet pjesëmarrja pa një arsye të qartë ligjore.
Kjo çështje ka qenë një nga temat kryesore të diskutimit në Asamblenë e 94-të të Përgjithshme të Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU). Në këtë mbledhje të rëndësishme të EBU-së, një ndër temat është ndikimi i situatave politike globale në garën muzikore. Pjesëmarrja e Izraelit ka qenë veçanërisht kontestuese gjatë dy viteve të fundit, për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe protestave të shumta që kanë pasuar praninë e tij në këtë event.
Sipas Amir Alon, ish-anëtar i delegacionit izraelit në Eurovision, transmetuesit publikë italianë dhe gjermanë kanë paralajmëruar se do të tërhiqen nga gara nëse Izraeli përjashtohet pa një bazë të qartë dhe të pranueshme ligjore. Ai ka folur për këtë çështje në një intervistë për televizionin izraelit N12Neës, duke theksuar se këto dy vende janë në mbështetje të qëndrimit të Izraelit dhe janë kundër përjashtimit të tij.
Situata ka shkaktuar ndarje të thella brenda komunitetit të Eurovisionit, ku tashmë janë krijuar dy kampe; një grup vendesh që kërkojnë përjashtimin e Izraelit dhe një tjetër që mbron të drejtën e tij për të marrë pjesë. Italia dhe Gjermania, që janë pjesë e të ashtuquajturës “Big Five” (pesë vendet kryesore që kanë vend të garantuar në finalen e Eurovisionit), kanë bërë të qartë se nuk do të tolerojnë një vendim arbitrar kundër Izraelit.
Ndërkaq, televizioni i Sllovenisë kontaktoi EBU-në me shqetësime në rritje në lidhje me pjesëmarrjen e vazhdueshme të Izraelit në ngjarjet e EBU-së, përfshirë Konkursin e Këngës në Eurovision dhe tregoi se do të merrnin në konsideratë pjesëmarrjen në të ardhmen nëse nuk ndërmerren hapa konkretë.
Pasi transmetuesit publikë belgë dhe spanjollë, EBU, bënë thirrje për transparencë të votimit të këtij viti për Festivalin e Këngës në Eurovision, metoda aktuale e të cilit, sipas tyre, nuk është më apolitike dhe unifikuese dhe për këtë arsye edhe Televizioni i Sllovenisë shprehu shqetësim.