Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Toka po rrotullohet më shpejt: ditët po shkurtohen

Të Tjera  |  07.07.2025 Ora 8:17   

Shkencëtarët kanë zbuluar se Toka është duke u rrotulluar pak më shpejt se zakonisht, gjë që e ka bërë kohëzgjatjen e ditëve disa milisekonda më të shkurtër. Ky ndryshim mund të duket minimal, por mund të ndikojë në sistemet e matjes së kohës.

Ekspertët parashikojnë që deri në vitin 2029 mund të jetë e nevojshme të hiqet një sekondë nga ora, për herë të parë në histori, për të përmirësuar sinkronizimin e kohës.

Disa nga ditët që do të jenë më të shpejtat këtë vit janë 9 korriku, 22 korriku dhe 5 gushti, me rreth 1.3 deri në 1.5 milisekonda më të shkurtra se dita tipike.

Ende nuk dihet saktësisht pse po ndodh kjo përshpejtim i lehtë i rrotullimit të Tokës, por studiuesit do të vazhdojnë hulumtimet.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing