Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ky Porsche 911 jo që nuk humbi në vlerë, por u shit më shtrenjtë se çmimi origjinal

Auto  |  02.07.2025 Ora 16:39   
Një Porsche 911 Carrera GTS i vitit 2023 është shitur për 212,000 dollarë, duke kaluar çmimin origjinal prej 199,470 dollarësh, edhe pse kishte përshkuar rreth 7,000 milje.

Edhe pse nuk është një model i limituar, ky GTS spikati falë një specifikimi të veçantë, përfshirë ngjyrën e rrallë Ipanema Blue Metallic dhe një sërë opsionesh premium.

Ndër to përfshihen paketa e rrallë Aerokit, rrotat e modelit Turbo S dhe sistemi audio Burmester me cilësi të lartë.

Brenda kabinës gjenden detaje në fibra karboni, aksente Carmine Red dhe ulëse sportive me rregullim elektrik në disa pozicione.
Edhe pse ankandi në Bring a Trailer nuk arriti “çmimin e duhur”, blerësi dhe shitësi arritën një marrëveshje jashtë platformës.
Kjo shitje tregon se edhe modelet “jo-ekstreme” të 911 mbeten shumë të kërkuara në treg, kur janë të pajisura në mënyrë të veçantë.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Auto

Marketing