Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nis polica e subvencionuar për bashkatdhetarët

Vendi  |  02.07.2025 Ora 7:47   

Nga dje, 1 korrik, ka filluar zbatimi i mbulimit të kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët që vijnë në vendlindje.

Kështu ka shkruar në Facebook, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati. Ai theksoi se polica 1-mujore e sigurimit për të gjitha automjetetet deri në 9 pasagjerë mund të merret falas në të gjitha pikat kufitare hyrëse.

Përndryshe, qeveria në mbledhjen e 27 korrikut, ka ndarë 4,000,000 euro për mbulimin e policës së sigurimit për mërgatën tonë.

Sipas këtij vendimi nga data 1 korrik, të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë për në Kosovë me automjete për pasagjerë, do të mund të marrin policën e sigurimit falas në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse.

Polica e subvencionuar do të subvencionohet për automjetet jo-komerciale për pasagjerë, deri në 9 ulëse.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing