Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez detyrohen të zhvendosin dasmën në Venecia: Zbulohet shkaku

23.06.2025 Ora 17:33   

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez janë përballur me polemika dhe protesta të forta në prag të dasmës së tyre luksoze në Venecia – duke detyruar çiftin të zhvendosin një nga vendet kryesore të festimeve në një zonë më të kontrolluar për arsye sigurie.

Fillimisht e planifikuar në Scuola Grande della Misericordia, festa madhështore e së shtunës është zhvendosur në zonën Arsenale – një hapësirë më e izoluar e qytetit lagunar që lehtëson kontrollin dhe sigurinë, veçanërisht në një kohë kur tensionet ndërkombëtare janë rritur për shkak të përfshirjes së SHBA-së në luftën me Iranin.

Zhvendosja vjen mes protestave gjithnjë e më të mëdha nga banorët vendas dhe aktivistët ndërkombëtarë, të cilët kanë kundërshtuar “kapjen e qytetit” nga çifti gjatë tre ditëve të festimeve që nisin më 26 qershor, shkruan DailyMail.

Aktivistë të Greenpeace dhe grupit “Të gjithë e urren Elonin” kanë zhvilluar aksione simbolike, përfshirë shpalosjen e një banderole gjigante në Sheshin e Shën Markut me mesazhin: “Nëse mund ta marrësh me qira Venecian për dasmën tënde, mund të paguash më shumë taksa”.

Ndërkohë, përballë kritikave, zyrtarë lokalë dhe përfaqësues të Këshillit Turistik të Venedikut kanë mbrojtur ngjarjen, duke e quajtur atë një nder për qytetin dhe një mundësi për të tërhequr vëmendje pozitive dhe investime.

Thuhet se Bezos dhe Sanchez kanë bërë edhe donacione për ruajtjen e lagunës veneciane.

Dasma – e organizuar nga kompania elitare britanike Lanza & Baucina, e njohur për ngjarje diskrete të nivelit të lartë si ajo e George dhe Amal Clooney në 2014 – do të mbledhë qindra të ftuar të profilit të lartë, përfshirë Katy Perry, Oprah Winfrey, Kim Kardashian dhe anëtarë të familjes Trump.

Por protestat nuk kanë të ndalur. Grupi “No Space for Bezos” ka paralajmëruar aksione simbolike këtë fundjavë, duke kërkuar që qyteti të mos kthehet në një “vitrinë për elitën globale”.

Ndërkohë, një grup tjetër lokal, “Po, Venecia Mundet”, e ka mirëpritur dasmën si një mundësi për të sjellë fonde dhe promovim për qytetin.

Vendimi përfundimtar për lokacionet e festimeve pritet të merret në minutën e fundit, në varësi të zhvillimeve të sigurisë dhe nivelit të protestave.

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në

Marketing