Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Franca do të ndalojë zyrtarisht pirjen e duhanit në hapësirat e jashtme ku frekuentohen nga fëmijët, duke nisur nga 1 korriku i këtij viti. Kjo përfshin plazhet, parqet, kopshtet publike, hyrjet e shkollave, stacionet e autobusëve dhe vendet sportive. Ministrja e Shëndetësisë, Catherine Vautrin, deklaroi se qëllimi i këtij vendimi është të mbrojë të drejtën e fëmijëve për të marrë frymë në ajër të pastër, duke theksuar: “Liria për të pirë duhan mbaron aty ku fillon liria e fëmijëve për të marrë frymë ajër të pastër.”
Ata që do të kapen duke e thyer këtë rregull do të përballen me një gjobë prej 135 eurosh. Përjashtim nga ligji bëjnë vetëm ambientet e jashtme të kafeneve dhe bareve, ndërsa priten masa të reja për të forcuar rregulloret mbi përdorimin e cigareve elektronike.
Vendimi vjen pas një mbështetjeje të madhe nga publiku – rreth 80 për qind e qytetarëve francezë janë pro ndalimit të pirjes së duhanit në hapësira publike të përbashkëta.