Aktorja e njohur nga seriali i famshëm “Stranger Things”, Priah Ferguson, ka përfunduar me sukses shkollën e mesme në Fayette County High School në Georgia, SHBA.
Ferguson u bë e njohur për publikun në vitin 2017 kur iu bashkua kastit të serialit si Erica Sinclair, një rol që shpejt e bëri të preferuarën e fansave. Tani, pas tetë vitesh në ekran, ajo po feston një arritje të rëndësishme në jetën reale.
“Njerëzit zakonisht habiten kur mësojnë që kam qenë gjithmonë në shkollë publike,” ka shkruar ajo, duke reflektuar mbi rrugëtimin e saj deri në këtë moment.