Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Autoritetet turke kanë njoftuar një rregull të ri për të përmirësuar sigurinë dhe rendin në aeroportet e tyre: pasagjerët që ngrihen nga vendi para se avioni të ndalojë plotësisht, hapin kasetat e bagazheve ose tentojnë të zbresin para rradhës së tyre, do të përballen me gjoba. Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Turqisë, Kemal Yüksek, ka udhëzuar ekuipazhet e kabinës që të paralajmërojnë pasagjerët për këtë rregull.
Në rast shkeljeje, pasagjerët do të raportohen dhe do të përballen me gjoba administrative, që sipas burimeve nga Halk TV, mund të arrijnë deri në 2,603 lira turke (rreth 67 dollarë amerikanë). Rregulli vlen për të gjithë pasagjerët që fluturojnë drejt ose nga Turqia.
Autoritetet theksojnë se kjo masë synon të rrisë sigurinë në bord dhe të sigurojë një proces të rregullt të zbritjes nga aeroplani. Pasagjerët këshillohen të respektojnë udhëzimet e ekuipazhit dhe të presin radhën e tyre për të zbritur, për të shmangur ndonjë gjobë të padëshiruar.