Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ma avionë nga ajri, traget nga deti apo autobusë në rrugë tokësore…më shumë se 15 mijë qytetarë shqiptarë që qëndronin në mënyrë të parregullt në vendet e Bashkimit Europian gjatë vitit të shkuar.
Ndonëse në rënie në raport me vitet e mëhershme, të dhënat nga Instituti Europian i Statistikave tregojnë se shqiptarët vijojnë të luajnë “kartën e pasuksesshme të azilit”. Gjysma e totalit janë refuzuar në shtet fqinje të Shqipërisë, Greqi dhe Itali, ndërsa pjesa tjetër e shpërndarë në Lituani, Hungari dhe Gjermani.
“Është e pamundur të merret azil për arsye ekonomike apo për pasiguri fizike. Ne jemi vend i sigurt dhe rrjedhimisht nuk jepet azil”, thotë për A2 CNN, Nirvana Deliu, hulumtuese e politikave evropiane.
Të dhënat nga Eurostat tregojnë gjithashtu se mbi 14 mijë shqiptarëve të tjerë iu refuzua hyrja në vendet e Bashkimit Europian vjet. Lista kryesohet nga qytetarët nga Moldavia, Turqia, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Gjeorgjia apo Kosova.
“Duhen kuptuar arsyet. Është mungesë informacioni nga ana e qytetarëve lidhur me mënyrën se si Schengen funksionon apo bëhet me vetëdije”, thotë Deliu.
Të dhënat nga Eurostat tregojnë se shqiptarët renditen në “top 10 e vendeve në botë” për numrin më të lartë të emigrantëve që qëndrojnë në mënyrë të parregullt në një nga vendet e “unionit”. Në vendet e “unionit” besohet se jetojnë në mënyrë të parregullt gati 30 mijë shqiptarë. Shifra ka mbetur thuajse e pandryshuar në 8 vitet e fundit.
Karta e azilit s’funksionon, më shumë se 15 mijë
Po çfarë rrezikon Shqipëria nga numri në rritje i qytetarëve që përpiqen të qëndrojnë në vendet europiane në mënyrë të parregullt? “Ndikon pikërisht në atë që u diskutua në 2017-n, kur Holanda kërkoi pezullimin e vizave me Shqipërinë”, thotë Deliu.
Në vitin 2024, 123 mijë e 655 shtetas të vendeve të treta u refuzuan të hynin në territorin e BE-së në njërin prej kufijve të saj të jashtëm, një rritje e lehtë prej 0,3 për qind krahasuar me 2023-in.
Po çfarë rrezikon Shqipëria nga numri në rritje i qytetarëve që përpiqen të qëndrojnë në vendet europiane në mënyrë të parregullt? “Ndikon pikërisht në atë që u diskutua në 2017-n, kur Holanda kërkoi pezullimin e vizave me Shqipërinë”, thotë Deliu.
Në vitin 2024, 123 mijë e 655 shtetas të vendeve të treta u refuzuan të hynin në territorin e BE-së në njërin prej kufijve të saj të jashtëm, një rritje e lehtë prej 0,3 për qind krahasuar me 2023-in./A2CNN