Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas komunikatës zyrtare, për më shumë se pesë muaj, kompania ka funksionuar me vështirësi financiare, gjë që ka pamundësuar mbulimin e kostove operative. “Pastrimi” thekson se ka kërkuar disa herë zgjidhje institucionale, por pa rezultat.
Kompania i ka bërë thirrje Komunës që të veprojë urgjentisht për rikthimin e normalitetit dhe garantimin e shërbimeve bazike për qytetarët.
Aktualisht, nuk dihet se kur do të rikthehet shërbimi, ndërsa qytetarët pritet të përballen me sfida të përkohshme në menaxhimin e mbeturinave.