Rritja e qerasë dhe inflacioni, ka bërë që një dyqan kafeje e qaji në Amsterdam, që daton hiq më pak se 400 vite, të jetoj fillimin e një fundi. Dyqani që gjendet në qendër të Amsterdamit, në një ndërtesë të ngushtë të shekullit të 17-të në Haarlemmerdijk, një rrugë e njohur tregtare, u bë i njohur për katër shekuj, për mënyrën e shërbimit, duke nisur nga zilja antike që laljmëronte hyrjen e cdo klienti, aroma e kafesë e deri të shërbimi “old school”.
Pronarja Marie-Louise Velder, 76 vjeçe, ka lindur dhe është rritur në Amsterdam dhe zotëron dyqanin që nga viti 1999. Ajo i tha CNN se ka marrë një mbështetje të madhe nga klientët dhe miqtë që kur mbyllja u raportua nga gazeta holandeze Het Parool në mesin e prillit.
Ajo tha se mirëpret mundësinë për të ndarë historinë e saj me një audiencë më të gjerë me shpresën se do ta ndihmojë të parandalojë mbylljen e dyqanit 't Zonnetje.
Klientët e hershëm kanë shprehur trishtim të thellë për lajmin dhe janë mobilizuar që ta ndihmojnë pronaren, që ta mbajë edhe më tej të hapur atë.
Madje 't Zonnetje, i cili është i vendosur midis një dyqani lulesh dhe një dyqani rrobash, të jep ndjesinë e një kthimi prapa në kohë. Dyshemetë e saj prej druri janë origjinale, me rafte që mbajnë kanaçe të vjetra çaji dhe erëzash.
Sipas postimit të 't Zonnetje në faqen e internetit të turizmit të Amsterdamit, ndërtesa thuhet se daton në vitin 1642. Biznesi filloi me "një kovë me qymyr dhe një kovë me ujë dhe bimë aromatike, derisa aktualisht shiten rreth 15 lloje kafe.