Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sot protestë në Prishtinë, “Për 1 Maj të mos festojmë, por të protestojmë”

Vendi  |  01.05.2025 Ora 7:47   

Kosova sot do të protestojë në Ditën Ndërkombëtare të Punës. Protestën me rastin e 1 Majit, këtë të enjte prej orës 12.00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, e  organizojnë bashkërisht disa organizata dhe sindikata.

Në konferencën e përbashkët për media, organizatorët i bënë thirrje të gjithë punëtorëve dhe qytetarëve që në protestën e nesërme të shfaqin pakënaqësinë e tyre kundër nëpërkëmbjes të të drejtave të punëtorëve.

“Punëtorët vdesin nga sëmundjet profesionale, por nuk u paguhet rrezikshmëria në punë dhe pagat e tyre janë të ulëta krahasuar me punën  që e bëjnë. Punëtorët e kanë paditur KEK-un. Kërkojmë që të bëhet Gjykata e Punës. Do të kërkojmë respektimin e të drejtave të punëtorëve, ngritjen e pagave si dhe do të shtrojmë çështje të tjera jetike për punëtorët. Do të protestojmë edhe kundër shtrenjtimeve. Nesër në orën 12.00 të mos festojmë, por të protestojmë”, tha kryetari i Sindikatës së KEK-ut, Nexhat Llumnica.

Për kushte pune shprehu pakënaqësiedhe Ibrahim Jonuzi, nga Sindikata e Pavarur e Minatorëve.

“Ta shënojmë 1 Majin duke shprehur pakënaqësitë tona dhe të bëjmë thirrje për të drejtat tona”, tha ai.

Më parë, Sindikata e Re e Korporatës së Energjisë së Kosovës në njoftimin për organizimin e protestës më 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, bëri të ditur se do të kërkohen paga më dinjitoze dhe kushte më të mira pune për punëtorët e sektorit energjetik.

Kjo Sindikatë po ashtu theksoi se puna e tyre përmban lodhje ekstreme, rrezik të përhershëm dhe sakrificë të përditshme, duke theksuar se “kjo punë nuk ka para që mund ta paguajë”.

Për të ilustruar realitetin e vështirë, sindikata ka shpërndarë edhe një fotografi të një punëtori me fytyrë të mbuluar nga pluhuri i zi, simbol i kushteve të rënda, në të cilat punojnë minatorët dhe teknikët e KEK-ut.

“Protestojmë për një pagë dinjitoze dhe respekt për punën tonë”, thuhet në thirrjen publike, ku organizatorët ftojnë qytetarët dhe përfaqësuesit sindikalë të solidarizohen me kërkesat e tyre.

Në protestën e nesërme, siç thuhet në një njoftim për media, do të merr pjesë edhe Kolektivi Feminist, Qendra Sociale “Përpjekja”, organizata të tjera, iniciativa Një cent më shumë , aktiviste dhe aktivistë të pavarur në koordinim me sindikatat e punëtorëve./ge/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing