Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në platformën e-Kosova janë shtuar edhe tetë shërbime të reja për qytetarët, duke ofruar një qasje më të shpejtë dhe efikase për nxjerrjen e dokumenteve të nevojshme.
Jo vetëm certifikatën e lindjes apo edhe ekstraktin. Tashmë platforma eKosova ofron edhe 8 shërbime të reja: certifikatën e shtetësisë, atë mbi statusin martesor, të bashkësisë familjare, të vendbanimit dhe të shtetësisë për anëtarë të familjes, certifikatën mbi statusin martesor dhe atë të bashkësisë familjare për anëtarë të familjes.
Lansimi i tyre është bërë në bashkëpunim me Agjencinë e Regjistrit Civil, ku mund të gjenden në kuadër të kategorisë "Gjendja Civile".
Qytetarët u shprehën të kënaqur me këto shërbime që ofron eKosova.
“Shumë mirë sepse në të kaluarën krijohej tollovi. Është një mundësi e mirë…”m thekson qytetari i anketuar.
Por nuk munguan as kritikat.
“Prap po bëhet tollovi në sportele. Ndoshta do duhej më shumë staf”, thekson qytetari tjetër.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se tetë shërbime të reja digjitale të rëndësishme në e-Kosova kanë çuar numrin e shërbimeve elektronike në mbi 230 sosh. Sipas tij, kjo platformë që tashmë është e qasshme edhe si aplikacion mobil, ka më shumë se 1 milion përdorues të regjistruar.
E-Kosova është një platformë shtetërore që ofron shërbime elektronike për dokumente të ndryshme./rtk/