Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sot pritet të caktohen tarifat e reja të energjisë elektrike

Vendi  |  16.04.2025 Ora 7:51   
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) sot pritet të vendosë për tarifat e reja të energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës.

Në mbledhjen e thirrur për në orën 08:30, në rend dite janë disa pika, përfshirë pikat për shqyrtimin e propozimeve për aprovimin e tarifave për KOSTT-in, KEDS-in dhe KESCO-n.

Në rend dite është edhe shqyrtimi i ankesave të konsumatorëve.

Caktimi i tarifave për 2025-2026 pritet pasi që më 11.04.2025 ZRRE vendosi që qytetarët e Kosovës të paguajnë rreth 16% më shtrenjtë energjinë elektrike të cilën e shpenzojnë.

Pak pas mbajtjes së mbledhjes, më 11.04.2025, ZRRE-ja njoftoi për përqindjen e shtrenjtimit të rrymës për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

“Kërkesa/propozimi fillestar i KESCO-s për të Hyrat e Lejuara Maksimale për FSHU ka qenë 447.626 mil€, ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 435.626 mil€, ku përfshihen Operatorët e licensuar OSSH dhe OST/OT. Rritja mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale është rreth 16%.” – thuhet në komunikatën e ZRRE-së më 11.04.2025.Vendimi u mor përderisa në Prishtinë shumë qytetarë iu bashkuan protestës kundër vendimit për shtrenjtim të rrymës.

Ekonomisti Shenoll Muharremi e ka cilësua si “vulosje të krimit ekonomik”, mbledhjen që pritet të mbahet nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë për të përcaktuar tarifat e reja të energjisë.

“Vuloset Krimi Ekonomik: Goditet dhe Varfërohet Qytetari, Bizneset dhe Prodhuesit Dobësohen

Në ora 08:30, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji mblidhet për të përcaktuar tarifat e reja të energjisë. Pas rritjes së të hyrave të lejuara maksimale për KEDS, KESCO dhe KOSTT, ky është hapi ku vendosen vlerat konkrete të tarifave për kategori të ndryshme.” – tha ai.

Muharremi paralajmëron se kjo goditje ekonomike vjen në një periudhë kur qytetarët veçse po përballen me inflacion të lartë dhe standard jetese gjithnjë e më të papërballueshëm.

Pavarësisht epilogut dhe shkallëve të rritjes, qytetarët dhe familjet e Kosovës që nga nesër do të jenë më të varfra. Fuqia e tyre blerëse do të goditet rëndë. Faturat e energjisë, me gjasë, do të jenë vetëm një prej barrave, krahasuar me rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve të tjera. Kjo po ndodh në kulmin e një vale të jashtëzakonshme rritjesh, pas disa vitesh me inflacionin më të lartë historikisht.” – tha ai mes tjerash.

Ai e konsidero vendimin si një “turp historik” dhe shenjë të një politike ekonomike të paaftë dhe të shkëputur nga realiteti social.

“Një qeveri që nuk e kupton as ekonominë e as rrezikun e inflacionit dhe që nuk ndërmori asnjë masë për të parandaluar një krizë kaq të rëndë për një ekonomi tashmë të brishtë, dhe për qytetarë të lodhur nga çmime astronomike.

Ky vendim, këto politika, do të mbesin në histori si kulmi i injorancës ekonomike dhe i papërgjegjësisë institucionale, deri në kufijtë e kriminalitetit. Një fatkeqësi kolektive, por e shkaktuar nga faktori njeri. Një situatë ku kishte zgjidhje për t’u shmangur, por “bossat” vendosën se nuk kishte nevojë. Një turp i kohës pasojat e të cilit do t’i vuaj e gjithë shoqëria.” – tha Muharremi mes tjerash.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing