Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Gjatë kësaj jave vendi ynë do të ndikohet me mot të ndryshueshëm, vranësira të shoqëruara me riga shiu, por nuk do të mungojnë as periudhat me diell dhe ngritja e temperaturave.
Të hënën do të mbretërojë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7 metër për sekondë.
Mot i ngjashëm do të mbretërojë edhe ditën e martë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5 metër për sekondë.
Ditën e mërkurë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.
Mot me diell dhe pjesërisht i vranët do të mbretërojë ditën e enjte. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.
Të premten do të mbretërojë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 15-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4 metër për sekondë. /Telegrafi/