Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Filmi për Hershey-n vjen në vitin 2026

Film  |  09.04.2025 Ora 8:30   

Një film i ri mbi jetën e Milton S. Hershey-t, themeluesit të njërës nga kompanitë më të mëdha të çokollatës në botë, është në zhvillim nga Dandelion Media dhe pritet të dalë në vitin 2026. Regjinë do ta bëjë Mark Waters (Mean Girls, Freaky Friday), ndërsa rolet kryesore do t’i luajnë Finn Wittrock si Milton Hershey dhe Alexandra Daddario si bashkëshortja e tij, Kitty.

Filmi do të xhirohet në Pensilvani dhe do të fokusohet në historinë frymëzuese të çiftit, e cila çoi në themelimin e shkollës bamirëse Milton Hershey School. Regjisori Waters tha se kjo është një histori dashurie dhe bujarie që publiku ka nevojë ta dëgjojë sot.

Presidentja e Hershey Company, Michele Buck, shtoi se filmi do të tregojë se trashëgimia e Hershey-t nuk është vetëm çokollata, por edhe edukimi dhe mundësitë që ai krijoi për mijëra fëmijë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing