Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një studim i ri global nga organizata “Grounding Well” ka nxjerrë në pah se amerikanët janë të rraskapitur. Shtetet e Bashkuara janë renditur ndër vendet më të lodhura mendërisht dhe fizikisht, me punë të tepërt, gjumë të pakët dhe shumë stres.
Sipas të dhënave, amerikanët janë në mesin e popujve më të mbingarkuar në botë, duke punuar më shumë se 40 orë në javë, shpeshherë edhe me orë shtesë të papaguara. Pushimet janë të pakta, ndërsa kultura “grind now, rest later” – punë tani, pushim më vonë – po rezulton të jetë e dëmshme për shëndetin mendor dhe fizik të qytetarëve.
Studimi zbulon se:
70% e amerikanëve nuk i shfrytëzojnë të gjitha ditët e tyre të pushimit;
60% kontrollojnë emailin e punës edhe gjatë fundjavave apo pushimeve;
Mesatarja e gjumit është vetëm 6.8 orë në natë – shumë më pak se rekomandimi prej 8 orësh.
Ndërkohë, vende si Franca dhe Spanja kanë zgjidhje më të lehta dhe më humane: pushime të detyrueshme dhe siesta gjatë ditës. Këto praktika kulturore po ndihmojnë në uljen e stresit dhe përmirësimin e shëndetit mendor të qytetarëve të tyre.