Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Vendi  |  25.03.2025 Ora 8:08   

Ngjarjet e datës 25 mars:

Corrwatch, nismë e konsorciumit të përbërë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore, mbajnë konferencën e tretë vjetore me temë “Rritja e mbikëqyrjes publike dhe llogaridhënies institucionale në Kosovë”. Konferenca hapet nga ambasadori i Mbretërisë së në Kosovë, Jonathan Hargreaves. (Hotel Swiss Diamond, ora 08:30)

Grupi i aktivisteve të grupit “Asnji Cent Ma Shumë”, organizon aksion simbolik kundër paralajmërimeve për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike. (Para zyreve të ZRRE-së, 11:00)

Hapet ekspozita personale “Bright on Black”, nga gazetarja, shkrimtarja dhe artistja ukrainase Lyudmila Makey, ekspozitë e cila do të jetë e hapur çdo ditë nga 11:00-16:00, 25 – 26 mars. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, Prishtinë, ora 11:00)

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing