Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Qeveria e Kosovës dhe konsorciumi zbatues i përbërë nga Universiteti ‘Aristotele’ i Selanikut dhe Instituti Kombëtar i Shërbimit Publik, kanë ndarë 41 bursa për rundin e pesëmbëdhjetë të programit të bursave post-diplomatike të BE-së për qytetarët e Kosovës,
Bardhyl Dobra, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, ka thënë se ky investim në dije so të kthehet në një kontribut i vyer, për zhvillimin e qeverisjes së mirë dhe forcimin e inistitucioenve publike.
Johannes Stenbaek Madsen, shef i Seksionit të Bashkëpunimit të Zyrës së BE-së në Kosovë ka përgëzuar studentët.
"Më lejoni të ju përgëzoj për këtë arritje. Mendoj që të gjithë këtu e dinë se procesi i përzgjedhjes është shumë konkurrues. Nga 150 studentë, 41 prej jush i keni kaluar procedurat e parazgjedhjes, provimet me shkrim dhe intervistat", ka thënë Madsen.
Kurse Olivietr Guerot, ambasador i Francës në Kosovë, ka thënë se Skema Young Cell ofron një mundësi të madhe për burësistë.
"Skema Young Cell ofron një mundësi të madhe për burësistë, për përfituesit që të marrin njohuri të çmueshme dhe burim i zhvillimit personal, por gjithashtu ky program luan rol të madh në ndërtimin e lidhjeve dhe urave më të forta ndërmjet Kosovës dhe të gjitha shteteve anëtare të BE-së".
Studentët bursistë do të kenë mundësinë t'i ndjekin studimet e avancuara në universitete më prestigjioze të vendeve të Bashkimit Evropian./RTK/