Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gjobiten operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë

Vendi  |  13.03.2025 Ora 11:47   
Transportuesit e Komunës së Podujevës kanë qëndruar tërë natës para Komunës së Prishtinës në shenjë proteste pas vendimit për t’i ndaluar ata hyrjen në kryeqytet pa asnjë njoftim paraprak. E qëndrimi i tyre aty nuk ishte pa pasoja, pasi zyrtarët policorë u kanë shqiptuar gjoba.

Policia e Kosovës përmes një aksioni ka gjobitur operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë të cilët nga dita e djeshme janë parkuar para Komunës së Prishtinës në shenjë proteste.

Linjat e autobusëve Podujevë-Prishtinë kanë hyrë në grevë, duke lënë pa transport qindra udhëtarë që përdorin këto linja çdo ditë.
Shkak për grevën është vendimi i Komunës së Prishtinës për ndalimin e hyrjes së autobusëve në vendin ku zakonisht stacionohen autobusët nga Podujeva.

Përfaqësuesit e kompanive të linjës së autobusëve nga Podujeva e kanë cilësuar këtë vendim si të padrejtë dhe kanë akuzuar Komunën e Prishtinës për hakmarrje. /RTK
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing