Grupi legjendar Counting Crows ka njoftuar një turne të madh në Mbretërinë e Bashkuar, Evropë dhe Amerikën e Veriut për vitin 2025, të titulluar “The Complete Sweets! Tour”.
Lajmi u konfirmua nga vetë grupi përmes rrjeteve sociale, duke zbuluar se turneu do të pasojë publikimin e albumit të tyre më të ri, “Butter Miracle, the Complete Sweets!”, që do të dalë më 9 maj.
Ky do të jetë albumi i tyre i parë i plotë që nga “Somewhere Under Wonderland” i vitit 2014.
Pjesa veriore-amerikane e turneut, nis më 10 qershor në Nashville dhe përfundon më 23 gusht në Englewood, Kolorado. Më pas, turneu vazhdon në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar, duke filluar më 21 shtator në Bruksel dhe duke përfunduar më 1 nëntor në Londër, me ndalesa në qytete si Mynih, Oslo, Barcelona dhe Amsterdam.
Në Mbretërinë e Bashkuar, Counting Crows do të performojnë në tetor në qytete si Dublin, Newcastle, Manchester, Leeds, Edinburgh, Wolverhampton, Portsmouth, si dhe në OVO Arena Wembley në Londër.
Të njohur për hitet e tyre si “Mr. Jones,” “Big Yellow Taxi” dhe “Accidentally in Love,” grupi i udhëhequr nga vokalisti Adam Duritz pritet të sjellë një turne të paharrueshëm për fansat.
Biletat dalin në shitje të premten, më 14 mars, në orën 10:00 sipas kohës lokale.