Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Plazhet më të bukura në botë për 2025

Bota  |  28.02.2025 Ora 8:11   
Tripadvisor ka publikuar listën vjetore të plazheve më të mira në botë për vitin 2025, duke sjellë një përmbledhje të 100 destinacioneve bregdetare nga 50 vende dhe 6 kontinente. Në krye të listës globale qëndron Elafonissi Beach në Kretë, Greqi, i njohur për rërën rozë dhe ujin e kristaltë, veçanërisht i qetë gjatë muajve maj dhe shtator.

Në vendin e dytë është Banana Beach në Phuket, Tajlandë — ideal për sporte ujore si paragliding dhe snorkeling — ndërsa Eagle Beach në Aruba renditet i treti, i famshëm për rërën e bardhë dhe detin e qetë.

Nga ana tjetër, plazhi më i mirë në SHBA është Siesta Beach në Florida, i katërti në listën globale, falë rërës së tij pluhur dhe mbushur me guaska. Praia da Falésia në Algarve, Portugali, mbyll top 5-shen me shkëmbinjtë dramatikë dhe rërën e artë.

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing