Këtë javë, shtatë planetë – Marsi, Jupiteri, Urani, Venusi, Neptuni, Mërkuri dhe Saturni – do të jenë të dukshëm për një periudhë të shkurtër në qiellin e mbrëmjes.
Ky fenomen, i njohur si “parada planetare”, është një ngjarje e rrallë dhe nuk do të ndodhë më në këtë formë deri në vitin 2040.
Momentet më të mira për t’i parë sa më shumë prej tyre janë menjëherë pas perëndimit të diellit të martën, të mërkurën, të enjten dhe të premten.