Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Hajdutët blenë një biletë lotarie fituese me një kartë krediti të vjedhur. Pronari i saj ka ofruar të ndajë xhekpotin

Kuriozitete  |  26.02.2025 Ora 10:48   
Një francez, të cilët hajdutët i kishin vjedhur kartën e kreditit dhe më pas me të kishin paguar një biletë llotarie, që rezultoi të jetë fituese, ka thënë se po kërkon që llotarinë ta ndajë bashkë me hajdutët.

Kriminelët hynë në makinën e Jean-David Estele në qytetin e Toulouse më 3 shkurt dhe përdorën kartën e tij të kreditit për të blerë disa artikuj në një bar po atë ditë.
Mes tyre ishte edhe një biletë lotarie që doli të ishte fituese me vlerë 500,000 euro (525,000 dollarë).

Policia franceze nuk ka qenë në gjendje të identifikojë çiftin, pavarësisht gjetjes së gjurmëve të gishtërinjve si pjesë e hetimit të tyre, por viktima e kësaj hajnie po kërkon që hajdutët t’i lajmërohen atij.
Estele dhe gruaja e tij shpresojnë të ndërtojnë një shtëpi të re me gjysmën e tyre të parave.

Operatori kombëtar i lotarisë franceze Française des Jeux (FDJ) tha në një deklaratë për CNN të martën se nuk ishte në gjendje të konfirmonte asnjë detaj të rastit pasi "asnjë kërkesë për pagesë nuk është bërë".

Zakonisht, biletat fituese duhet të pretendohen brenda 30 ditëve nga përfundimi i periudhës së shitjes.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kuriozitete

Marketing