Dita Botërore e Drejtësisë Sociale është shpallur nga Kombet e Bashkuara më 20 shkurt në vitin 2007.
Kjo ditë synon të promovojë përpjekjet globale për të luftuar varfërinë, diskriminimin, pabarazinë dhe për të siguruar mundësi të barabarta për të gjithë, pavarësisht prejardhjes apo statusit të tyre shoqëror.
Tema e kësaj dite ndryshon çdo vit dhe fokusohet në çështje të ndryshme të drejtësisë sociale, si të drejtat e punëtorëve, mundësitë e barabarta në arsim dhe ekonomi, apo përfshirja sociale e grupeve të margjinalizuara.
Në shumë vende, 20 Shkurti shënohet me aktivitete ndërgjegjësuese, konferenca dhe diskutime për të nxitur politika më të drejta dhe për të eliminuar pabarazitë.