Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Policia kufitare në dy raste të ndara ka parandaluar kontrabandën me mallra

Vendi  |  19.02.2025 Ora 11:26   
Policia kufitare në dy raste të ndara ka parandaluar kontrabandën me mallra.

Në rastin e parë, në brezin kurfitar Kosovë- Shqipëri është ndaluar një mjet transportues ku kishte duhan.

 “Rasti i parë: Policia kufitare, në brezin kufitar Republika e Kosovës-Republika e Shqipërisë (zona e Hasit), kanë ndaluar mjetin transportues në të cilin kishte të ngarkuar duhan. Gjatë kontrollit është hasur janë sasi e duhanit të grirë 2398 kg dhe cigare të llojeve: Marloboro, 2036 pako, Dunhill, 330 pako, Davidoff, 570 pako, Parliamnet, 270 pako, Ëinston, 450 pako, Sobranie, 300 pako, Pall mal, 90 pako, Lucky strike, 660 pako dhe Bat,  90 pako.”

Ndërkaq në rastine  dytë në rajonin e Gjilanit kanë kontrolluar një subjekt afarist ku kishte mjaltë, shampona, vajra guri, krema dhe të tjera pa dokumente përkatëse.

 “Rasti i dytë: Zyrtarë nga Task-Forca (Policia & Dogana) në koordinim të aktiviteteve për parandalim të kontrabandës, kanë kontrolluar një  subjekt afaristë në rajonin e Gjilanit. Aty janë  hasur  mallra të ndryshme si: mjaltë, shapona, Vajra-guri, krema etj. pa dokumente përkatëse  që dyshohet se janë sjellë përmes rrugëve ilegale (kontrabandë).”
Dy persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa mallrat pa dokumentacione janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing