Gjithmonë flitet shumë për vendet më të populluara në botë, pasi më shumë njerëz zakonisht do të thotë më shumë tregti, zhvillim
dhe kërkesë për mallra dhe shërbime.
Por çfarë ndodh me skajin tjetër të spektrit?
Platforma Visual Capitalist analizoi vendet dhe territoret më të vogla në botë sipas popullsisë dhe i ka renditur në këtë artikull.
Të dhënat janë marrë nga vlerësimet e OKB-së për Perspektivat e Popullsisë Botërore për vitin 2025.
Vendet dhe territoret me popullsinë më të vogël
Me vetëm 500 banorë, Vatikani është shteti sovran më pak i populluar në botë.
Është gjithashtu vendi më i vogël në botë për nga sipërfaqja tokësore.
I renditur i dyti, Niue ka afërsisht 1,800 banorë.
Ishulli i vogël vetëqeverisës ka të njëjtin udhëheqës shteti me Zelandën e Re.
Në vendin e tretë, Tokelau, një tjetër territor i Zelandës së Re, ka afërsisht 2,500 banorë.