Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

FSK dhe Policia e Kosovës parakalojnë sot në Prishtinë

Vendi  |  17.02.2025 Ora 8:04   

Me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot në ora 12:00, do të zhvillohet parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në sheshin “George Bush” në Prishtinë. Parakalimi i FSK-së dhe i Policisë do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ministria e Mbrojtjes njofton se qytetarët dhe përfaqësuesit e mediave janë të ftuar të ndjekin manifestimin qendror, dedikuar përvjetorit të 17-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, që mbahet nën patronatin e Presidentes dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

“Kjo ngjarje do të shërbejë si një nderim për të arriturat e vendit tonë dhe një mundësi për të gjithë qytetarët që të bashkohen në një atmosferë feste, për të shfaqur krenarinë kombëtare dhe për të kujtuar sakrificat e shumta në rrugën drejt lirisë e pavarësisë”, thuhet në njoftim./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing