Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Filharmonia e Kosovës me koncert festiv për 17-vjetorin e Pavarësisë

Vendi  |  14.02.2025 Ora 7:57   

Filharmonia e Kosovës ka njoftuar se do të organizojë koncertin e 17 shkurtit, në kuadër të agjendës zyrtare për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, i cili do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

 

Me këtë rast, Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të sjellin një program me vepra të kompozitorëve nga Kosova nën dirigjimin e Baki Jasharit.

Koncerti do të nisë me veprën ‘Suita ilire’ nga Mark Kaçinari (në 90-vjetorin e lindjes së  kompozitorit) dhe do të përfshijë tri vepra premierë: ‘Fantazi për piano’ nga Blond Krasniqi me solist Shkëlzen Baftiarin (piano), poema simfonike ‘Mizer‘ ‘Reçak’ nga Librun Jupolli dhe kantata  ‘I miri i motrës’ nga Korab Shaqiri me soliste Flaka Goranci (mexosoprano), thuhet në njoftimin e Filharmonisë.

Koncerti do të mbahet më 17 shkurt në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Dyert do të hapen në orën 19:30, ndërsa koncerti do të fillojë në orën 20:00./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing