Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sot do të promovohet libri "Shoku" nga Cesare Pavese

Vendi  |  12.02.2025 Ora 9:41   

 Libri "Shoku" nga autori Cesare Pavese do të promovohet sot më 12 shkurt, në orën 18:00 në librarinë “Dukagjini” ( te sheshi “Nëna Terezë”).

Për të diskutuar rreth librit, në panel do të jenë të pranishëm:

Edon Qesari, përkthyes i librit dhe Ag Apolloni, profesor në Universitetin e Prishtinës.

Promovimi do të moderohet nga Liridona Bytyçi.

Shënim për librin:

"Shoku" nga autori Cesare Pavese është pjesë e kolanës "Effugium" - Evropa Kreative dhe është një nga romanet më intensive të Paveses, një histori, me elemente autobiografike, me një protagonist të ri që ndodhet në një krizë ekzistenciale, i përfshirë në politikën e krahut të majtë.

Libri rrëfen konspiracionin politik dhe botën e klasës punëtore pa retorikë dhe magjepsje, duke na dhënë një tekst të plotë me të gjitha pritshmëritë e zhgënjimet në Itali pas Luftës së Dytë Botërore, si dhe një rrëfim pozitiv të marrëdhënies midis burrit dhe gruas, që nuk do të gjejë më hapësirë në veprat e tjera të autorit.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing