Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sot priten reshje shiu, në disa pjesë të vendit në mbrëmje bore

Vendi  |  12.02.2025 Ora 7:47   

Vransirat vijnë duke u shtuar mbi vend ditën e mërkurë.

 

Më vonë nga pjesë qëndrore e lindore priten reshje të pakta shiu, që me rënie të temperaturave orëve të mbrëmjes të shndërrohen në borë.

Temperaturat minimale zbresin në -5C e -2C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 4C e 5C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare juglindore 3-6m/s.

Të enjten fillimisht të reshura të dobëta dëbore paraqiten në vend, ku ditën shndërrohen në reshje shiu. Ditën e premtë nuk mungojnë intervale me diell, e pasdite priten mundësi për riga shiu. Temperaturat shënojnë rritje deri në 9C e 10C, ato maksimale, e minimalet deri në 0C e 1C.

 

Në fundjavë sërish më shumë vransira me ditën e shtunë, që shndërrohen në reshje dëbore gjatë mbrëmjes, me ulje të temperaturave fare pranë 0C. Erëra mesatare nga krahu jugor frynë ditëve vijuese, 3-9m/s, e nga e shtuna mbrëma ndryshojnë drejtimin në verilindje.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing