
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ka vdekur në moshën 49 vjeçare Faton Osmani, themeluesi dhe pronari i Agjencisë së Lajmeve Ekonomia Online.
Kontributi i tij në fushën e medias dhe informimit në Kosovë ka qenë i jashtëzakonshëm, duke ofruar lajme të besueshme dhe profesionale për publikun e gjerë.
Faton Osmani do të mbahet mend për përkushtimin e tij ndaj gazetarisë së pavarur dhe për rolin e tij në zhvillimin e medias në vend.
Ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij në këtë moment të vështirë.Informacione të mëtejshme rreth ceremonisë mortore do të bëhen të ditura në vijim. /ekonomiaonline/