Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

USAID në krizë: Mijëra punonjës të vendosur në pushim të detyruar

Film  |  06.02.2025 Ora 8:30   

Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ka njoftuar se mijëra punonjës të saj do të vendosen në pushim të detyruar duke filluar nga e premtja në mbrëmje. Sipas një deklarate të publikuar në faqen zyrtare, vendimi prek të gjithë punonjësit me kontratë të drejtpërdrejtë, përveç atyre të angazhuar në funksione kritike dhe programe të veçanta.

Administrata e Trump ka argumentuar se USAID po shpërdoron fonde dhe duhet të riorientohet për t’u përshtatur me prioritetet e reja të politikës së jashtme. Kjo ka sjellë reagime të ashpra nga punonjësit e agjencisë dhe ligjvënësit demokratë, të cilët paralajmërojnë se shkurtimet mund të rrezikojnë jetë njerëzish dhe të dobësojnë sigurinë kombëtare.

Me një buxhet vjetor prej rreth 40 miliardë dollarësh, USAID ndihmon më shumë se 100 vende me projekte humanitare, përfshirë luftën kundër epidemive, mbështetjen për të prekurit nga konflikti dhe ndihmën për zhvillimin ekonomik. Megjithatë, pezullimi i ndihmës së jashtme nga SHBA ka shkaktuar tronditje në sistemin global të ndihmave, veçanërisht në vendet më të cenueshme si Haitit, ku janë ngrirë miliona dollarë fonde të destinuara për ndihmë humanitare.

Ende nuk është e qartë nëse do të ketë masa shtesë për reduktimin ose mbylljen e plotë të USAID, por kritikët e këtyre lëvizjeve e kanë cilësuar situatën si një rrezik të madh për politikat e jashtme të SHBA-së dhe për sigurinë globale.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing