Kompania rajonale e ujësjellësit, “Prishtina”, ka njoftuar se në dy lagje dhe katër rrugë të Prishtinës do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë ditën e premte (31 janar).
Në njoftim është bërë e ditur se nga ora 6 e mëngjesit e deri në orën 22:30, nuk do të ketë furnizim me pije në lagjen “Sofalia” dhe “Tasligje 1, 2, 3, 4” dhe deri tek Avalla.
Pa ujë do të mbesin edhe rrugët: “Shpëtim Robaj”, “Xhavit Ahmeti”, “Gani Balaj” dhe “Sali Butka”.
Ndërprerja e furnizimit me ujë do të bëhet për shkak të kërkesës së komunës për lidhjen e gypit fi 400 mm në rrugën “Xhavit Ahmeti”.