Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Parlamenti i Cyrihut, me një shumicë votash, ka marrë vendim për largimin nga tregu të kamionëve grumbullues të mbeturinave, duke i zëvendësuar në kamionë pa emetim të gazrave.
Parlamenti i qytetit ka propozuar dërgimin e këtyre kamionëve në Kosovë.
Këshilli i qytetit (ekzekutivi) tani duhet të kontrollojë nëse këto dhe automjete të tjera mund të jepen falas ose me çmim të ulët.
Postulati i FDP-së dhe PS-së mori një shumicë të qartë në mbledhjen e së mërkurës, duke aprovuar propozimin me 101 vota pro dhe 12 kundër.
Beat Oberholzer (GLP) pyeti pse duhej t’i jepeshin Prishtinës, këta kamionë.
Ai kërkoi që të merren parasysh edhe qytetet e tjera, por Postulanti Pascal Lamprecht (PS) e refuzoi kërkesën.
Kjo duke iu referuar edhe partneritetit mes Zyrihut dhe Prishtinës dhe diasporës së madhe kosovare në Cyrih.
“Zyrtarë të Komunës së Prishtinës vazhdimisht ka theksuar se zgjerimi i grumbullimit të mbeturinave është një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të infrastrukturës”, thuhet në deklaratë./Telegrafi/