Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se, që nga sot, ka hyrë në fuqi marrëveshja reciproke për njohjen e patentë-shoferëve mes Kosovës dhe Italisë.
Kjo marrëveshje lejon qytetarët të bëjnë konvertimin e patentë-shoferëve pa pasur nevojë për procedura shtesë, siç janë ato teorike apo praktike.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Itali, si dhe një lehtësim ekonomik për ata që kanë nevojë të ndryshojnë dokumentet e tyre,” thuhet në njoftim.