Filmi biografik për Michael Jackson, ka hasur disa pengesa ligjore dhe është shtyrë për në 3 tetor 2025.
Shkaku i vonesës është një çështje ligjore që lidhet me skenarin e filmit, ku ka pasur përfshirje të një detaji të cilësuar si shkelje e një marrëveshjeje të vitit 1993 me familjen Chandler.
Skenari përfshinte historinë e akuzave për ngacmim të Jordan Chandler, i cili kishte paditur Michael Jackson, por më pas e zgjidhën çështjen jashtë gjykatës. Si pjesë e marrëveshjes, ishte ndaluar që historia e tij të shfaqej në film.
Filmi pritet të tregojë jetën dhe karrierën e Michael Jackson në një shkallë të madhe kinematografike, por tani fansat duhet të presin deri në tetor për ta parë atë në ekranet e mëdha.