Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kërkuesit në Skoci po zhvillojnë një vegël të re me inteligjencë artificiale (AI) që mund të ndihmojë optikët në dyqanet e zakonshme për të zbuluar shenjat e hershme të dementës duke analizuar skane të syrit. Retina, e cila ndodhet në pjesën e pasme të syrit, mund të ofrojë informacion të rëndësishëm për shëndetin e trurit. Duke përdorur software AI për të analizuar këto imazhe, shkencëtarët besojnë se mund të identifikojnë shenjat e mundshme të dementës para se të shfaqen simtoma.
Ekipi kërkimor NeurEYE, i udhëhequr nga Universiteti i Edinburgut dhe me pjesëmarrjen e Universitetit Caledonian të Glazgovit, ka mbledhur pothuajse një milion skane të syrit nga optikët në mbarë Skocinë, duke krijuar një bazë të dhënash më të madhe të këtij lloji në botë. Ky informacion, i kombinuar me AI, ndihmon në identifikimin e anomaliave në enët e gjakut të syrit, të cilat mund të tregojnë për sëmundje neurodegjenerative si demenca.
Vegla AI përdor fotografi të bëra gjatë ekzaminimeve rutinë të syrit, duke mundësuar kështu diagnostikimin e hershëm ose madje parandalimin e kushteve si sëmundja e Alzheimerit. Duke qenë se enët e gjakut në sy janë të vogla dhe të ndjeshme, ato mund të tregojnë probleme shëndetësore më herët se pjesë të tjera të trupit.
Ekipa synon të lançojë teknologjinë në vitin 2026 për optikët në mbarë vendin, duke ofruar një mënyrë të re për të zbuluar probleme shëndetësore në fazat e hershme dhe për të përmirësuar rezultatet për pacientët. Diagnostikimi i hershëm mund të ndihmojë ata që vuajnë nga demenca të marrin trajtim më shpejt, duke ofruar më shumë kohë për t'u përgatitur dhe planifikuar për të ardhmen./radioplus/