Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar informacione të përditësuara mbi gjendjen e rrugëve dhe fluksin në pikat e kalimit kufitar.
Sipas përditësimit të fundit të gjitha rrugët që lidhen me pikat kufitare janë plotësisht të kalueshme dhe pa pengesa të motit, duke lehtësuar qarkullimin për qytetarët që udhëtojnë brenda dhe jashtë vendit.
Pavarësisht ngricave në orët e mëngjesit dhe mjegullës në disa vende, nuk janë raportuar probleme në rrugë në asnjë nga pikat kufitare, përveç segmentit Pejë – Kullë, ku shoferët këshillohen të përdorin pajisje dimërore për shkak të kushteve të motit.
Edhe fluksi i automjeteve në pikat kufitare nuk raportohet të jetë i madh. Në pikat kryesore si Merdar, Dheu i Bardhë, Hani i Elezit, dhe Vërmicë, pritjet janë minimale 3 deri në 5 minuta.
Nuk raportohet as për kolona as në hyrje dhe as në dalje të asnjë pike kufitare.
Për të parë gjendjen e rrugëve dhe pritjet në pikat kufitare klikoni KËTU. /Telegrafi/